Blog

 Intervistë me fotografin Abdultaip Neziri

Intervistë me fotografin Abdultaip Neziri

Fotohoot ju sjell një intervistë shumë interesante me Fotografin e talentuar nga Gostivari Abdultaip Neziri.Me poshtë ju sjellim intervistën dhe fotografitë e mrekullueshme të Fotografit Abdultaip Neziri.

Abdultaip Neziri

Çfar rëndësie ka fotografia për ty?

Për mua fotografia është jetike që kur kam njohur fotografin më ka ndryshuar jetën nga që kur kam lindurë interesimi rreth fotografis un kam hyrë komplet në një botë tjetër unë gjat gjith kohës flas vetëm në lidhje me fotografin qoftë ajo për fotograf që kan bër historinë qoftë rreth zhvillimeve inovative në tregun e fotografis libraria ime posedon një numër të madh titujsh dhe 90% e literaturës që unë posedoj janë në lidhje të fotografisë me pak fjal nuk ka ditë që mund të kalojë duke mos bër asgjë diçka që ka të bëj me fotografinë!

Pse zgjodhët që të ndjekni rrugën e fotografit?

Nga që dua të jem dëshmitarë e asaj se ç’kam parë dhe ç’kam përjetuarë dhe nesër edhe brezat e tjerë të mund të shohin nëpërmjet syve të mi edhe

“….sa herë që e shoh më bën të përejtoj , atë çast sikur te kishte ndodhur dje , më kujton fëmirinë tani që jam plakur… dhe do t’ më mbaj të pëjetshëm kujtimin atëher kur, un nuk do të jem më …”

Çfar e bën një fotografi të bukur të dallohet nga ato të randomtat?

Tani ka shum parametra që bën dallimin ndërmjet njërës dhe tjetrës, kemi fotografi që janë realizuara me shum kujdes dhe mjeshtëri në të gjitha aspektet por nëse nuk përçon një mesazh nuk ngjall emocion janë të “zbehura” por kemi fotografi që ndoshta nuk e kanë kompozimin më të mirë mundëshëm apo edhe me kulitetin më të lartë por janë ngrir në momentin dhe kohën e duhurë kan ngelurë ikonike ndër vite nga që fotografia është gjuhë univerzale anënë teknike mund ta kuptojn dhe ta lexojnë vetëm njerzit profesionistë ndërsa gjuha emocionale godet çdonjërin dhe është e kuptueshme nga të gjith!

Çfar lloj kategorie fotografon më shumë?

Food, adversing, landscape

Cilin lloj të kamerës perdor?

Për fat të mirë në kompanin ku punoj kam pasurë mundësin të përdor shum loj të ndryshme të sistemeve si Leica M9, Leica SL, Phase One XF iQ3, Pentax 645z dhe tani këto 5 vitet e fundit kam përdorur Canon dhe posedoj 5D Mark IV, 5DsR, dhe Eos R5!

Çfar aplikacione përdor për editimin e fotografive?

Photoshop, Capture One dhe Lightroom!

A mendoni se instagram e ka humb vlerën e të qenit fotograf, pasiqë miliona publikojnë fotot e tyre në këtë rrjet social?

Instagram njihet për përdorimin e autencitetit që fotografët përdorin vetëm një të ashtuquatur “preset” të vetëm për të gjitha fotot, si e komenton këtë?Atëher kjo është një pyetje që do më shum shpjegim se sa duket!

Atëher kur e përmënda më sipër që fotografia është më shum se një shkrepje për arsye sepse aty ka shum gjëra që nuk shihen ka mund, ka shum lodhje, ka emocion, pa gjumësi, adrenalinë që të bën ti harrosh të gjitha kur shohim pas gjith kësaj rezulatatin përfundimtar ska njeri që mund ta përshkruaj atë knaqësi kur arrin ta krijosh një fotografi ashtu siç e ke imagjinuar para se ta shkrepësh!

Ansel Adams e përshkruan shum bukur në librin e tij “the negativ” një libër shum i mirë i shtypur në vitin 1948 thot pasi që kaloja dit të tëra duke ecurë nëpër male dhe mbase edhe me javë pa mos u kthyer në shtëpi dhe kur këthehesha menxi që po që të filloj zhvillimin në darkroom në atë dhomën e errët si një laborator i improvizuar ku punoja nga 14/15 orë në ditë!!! Dhe ndër të tjerat thot ishte sukses i madh nëse brenda një viti arrija të krijoj 10/12 fotografi!!!

Më besoni zhvillimi i teknologjis artificiale është në gjendje që të bëj “mrekullira” në mënyr autonome kështuqë që nëse nuk jemi në gjendj që ti kushtojmë rëndësi kompozimit dhe zhvillimit të ngativit ose editimin e një dng, atëher lirisht mund ta lejm fotografin rehat njerzimi nuk ka aspak nevojë për fotografit e mija apo më mirë të thoja për atë prekjen e pullës nga që të tjerat i bën vetë sot jpg është ultra i balancuar kështuqë bën mir që të mos ta prekësh fare do ishte më njerzore!

Pra këtu desha të ndalem, një njeri që ishte një enciclopedi më vete që lirisht mund të konsiderohet një nga kontribuesit më të mëdhej në nivel botëror në historinë dhe zhvillimin e fotografis dhe me sa përvojë mbi shpinë punonte për orë të tëra për zhvillimin e një negativi dhe ne sot mund të kemi guxim dhe kurajo që ti japim privilegjin vetes me epitetin Fotograf?! Besoj se në radh nuk jemi korrekt në radh të parë ndaj vetes.

Atëherë nuk e keni pyeturë veten pse fotografët e mëdhej nuk përdorin Preset!

Dave Hill, Erik Älmas, Joel Grimes, Annie Leibovitz, Erik Jonansson, Christ Knight, Mike Kelly!

Asnjëri nga këta nuk përdorin Preset’e dhe as nuk shesin por mbajn kurse trajnimi që mund të jenë një ndihmes e madhe dhe nuk ka asgjë të keqe që mësosh nga këta mjeshtër të mëdhej por jo me punën e tjetërkujt ta përvetësosh dhe ti dalësh zotë që të pretendosh merita nuk më duket korrekte!

Është pak a shum i njeti krahasim që e kam cekur më sipër do pranoje që të marrsh komplimente nga ndonjë mik që të thot shum i mirë ky ushqimi! A ju e keni blerë të konservuar dhe vetëm e keni ngrohur dhe të pretendoni që e keni gatuar ju kur aty brënda ka shije, pëlqime dhe bindje të një kuzhinjeri tjetër që vetm ai i di arsyet se pse e ka atë shije?!

Pra të përdorësh Preste të blerë është edhe më delikate edhe më e komplikuar sepse një formul prest ka fuqinë që të mund ta ndryshoj rrënjësisht ADN e një fotografie përpos kompozimit por brendësin mund të ndryshoj të gjith parametrat për 360’ duke filluar që nga ekspozimin, kontrastin, dritat dhe hijet dhe ngjyrat bardh e zi,ngjyrat,temperatura, nuanca, ngopja dhe gjallëria e një fotoje, por mbi të gjitha ju lejon të ndryshoni nuancën,vinjeve ose kokërrza, detaje, mprehtësin, ngopjen dhe shkëlqimin e secilës ngjyrë individuale duke përdorur mjetin Color Mixer dmth gjithçka ka të bëj me shijen dhe pëlqimet individuale dhe e vështirë pêr ta kuptuar se si këto parametra mund ti përshatën edhe dikujt tjetër!

Çfar u sygjeron atyre që sapo kanë filluar karieren në fotografi?

Ti përkushtohen shum të shkrepin edhe AQ sa skan nevoj përderisa të mishrohen aq shum me viewfinder sa që edhe kur nuk e kanë kamerën në dorë veq me sy të jenë në gjendje të shohin forogramme kompozimesh ta ndjen atë që shohin në inkuadratur!

Ju keni pasur disa bashkpunime me kompani të ndryshme siç është edhe North Face, a jeni i hapur për bashkpunime të ndryshme me çdo lloj kompanie apo jeni të fokusuar vetëm në ato që mund të përshtaten më shumë në stilin tënd?

Kam punuar me disa komapanti të rëndësishme disa projekte janë marr direkt nga unë dhe disa nëpërmejt të kompanis po punoj ku si bashkpunime më të rëndësihme do të veçoja bashkpunimin me Harley Davidson,Isuzu, The North Face, Panda, Rolling Stones Italia, dhe me shum partner të Amazon,

Natyrisht që jam i hapurë për bashkpunim për çdo kompani nëse do mund ti përshatism idet dhe qëndrimet që të mund të realizojm një punë të mirë brënda pritëshmërive tona reciproke!

Ju e njihni mirë teknikën çfar mendimin keni në vitet e ardhshme do ketë përdorim më shumë të kamerave mirrorles?

Unë besoj që etapa e DSLR më ka mbaruar pak a shum sistemi DSLR do keti fatin e filmit që tani përdoret nga të apasionurit në raste të veçanta dhe nga fotograf të brezit të vjetër që nuk deshtën ti nënshtrohen dixhitalizinit nga që shumica nga këto mendoj se mënyra më e përkryer dhe se fotografia e vêrtet duhet të zhvillohet në atê mënyr gjitsesi mundësit janë çdo kush ka të drejt të vendos secilën filozofi dëshiron ta ndjek! Atëher sa i përket sistemit më të përparuar aktualisht është ai mirrorless dhe është e ardhmja e fotografis edhe të gjitha shtëpit e brendeve prodhues janë drejtuar nga sistemi mirrorless që dihet shkas i të gjith kësaje ngjarje u bë Sony dhe duke e parë konkurent se çfar ngritje bëri Sony vetëm përpak vite atëher i gjith koncentrimi u kthye nga mirrorless Sony për momentin është lider apsolut vazhdon ta dominoj tregun dhe pasohet nga Canon dhe Fuji ndërsa Nikon nuk është se eci edhe aq mirë me këtë sisitem por akoma mban vëndin e parë me formatin DSLR nga që pak para së të merrte hovë kaq të madh mirrorless Nikon në vitin 2017 lançoi modelin d850 që akoma sot e kësaj dite nuk ka pas ndonjë trup dslr që të jetë më superior se sa d850 , Canon gjithashtu pas një pauze të gjat u kthye shum seriozisht në sistemin mirrorless dhe e sheh me një përkushtim të veçant për të ardhmen të paktën edhe për 30 viete e ardhëshme do të vazhdojnë të investojnë në sistemin RF ndërsa e vetëmja kompani që nuk ka shfaqurë interesim që të çaset nê këtë sistem është Pentax ku kan deklaruar që për ata sistem primar ngelet dslr mbase edhe për vetë faktin duan ti qëndrojn besinik refleksit sepse pentaprizmen ata e kanë zbularë të parit!

Pastaj kemi një rritje shum të madhe edhe të Fujifilm ku vlen të theksohet për dallim nga të tjerët Fuji është e vetmja që Nuk prodhon format full frame por APS-c dhe “medium format” që ato e qujan super full frame që është një sensorë 27% më i madh se sa formati tradicionl full frame 24×36!

Si e komentoni Fotografinë në trojet shqiptare, sa mendon se ka arrit me u zhvillu ?

Fatmirësisht ne kemi pasurë fatin që të jemi nga të parët në Ballkan që kemi pasurë një fotograf si Pjetër Marubi ku ka hapurë edhe studion e parë 1856 nëse nuk gaboj dhe kjo vatër nxorri brum goxha të mirë të fotografëve duke filluar nga vetë Pjetër Marubi dhe të gjith pasuesit që e ndoqën më pas si fotografët Kel Marubi , Kolë Idromeno, Shan Pici, Ymer Bali, Mandi Koçi, Jani Ristani, Mihal Popi, Ali Bakiu, Niko Stefani, Misto Cici, Petro Dhimitri,Besim Fusha, Petrit Kumi,Niko Xhufka dmth kishte një grup shum të aftë që patëm fatin ti dokunentojn të gjitha ngjarjet e rëndësishme historike të asaj kohe por pastaj me që nga bllokimi nga periudha komuniste ky vullnet sikur u vyshk nuk kishte më liri sikur më përpara dhe ky artë u “reduktua” Nga që situatat ishte e till po ashtu edhe në Kosovo ndodhi po e njeta gjë ku Shqiptarët ishin të shtypurë u mohoeshte çdo gjë dhe nuk kishte kushte që të lulzoj fotografia po me të njejtin hovë sikur në fillim të viteve 1900 megjithatë brezi i ri ka pasurë çasje drastike po por akoma nuk jemi në nivelin e shteteve në rajonë ndoshta edhe pse kan ndikuar shum edhe rrethanat mbase nuk i jemi çasur ashtu si duhet si duket ka një munges të një serioziteti që ti përkushtojn më shum kohë edhe kulturës dhe edukimit të çasjes së fotografis se sa thejsht të dish të shkrepësh fotografi por kam shum besim që brënda një dekade gjërat do të ndryshojn për së mbari!

Cili është Fotografi, artisti juaj i preferuar?

Erik Älmas dhe Dave Hill!

Abdultaip Nezirin mund ta ndiqni në

Instagram: www.instagram.com/abdultaip.neziri

No comments yet
Search